Tel. +355692514030
Home for Rent - Modern Villa 🏡 ** 2 kateshe me Pishine ( TEG - Vishnje ) 5 Dh. Gjumi, 3wc & 3 Poste PARKIM -- Investim Premium


Payment 4,500 Euro
Room | Kitchen 5+1,    Furniture Furnished
Square Feet 803.00
Floor 2
City - Zone Tirana - Sauk
Address Vishnje, TEG, Tirane, Albania - Maps
INFO Data: 07/04/2024 02:52 Post ID: 263653 Reads 80

Jepet Me Qera Vilë 2 Kate (Premium) - Teg (Vishnje ) 263m2 Ndertim dhe 803m2 Truall  (250.000€ Investim ) 6 Dhoma Ne Total - 5 Dh. Gjumi + 3wc -3 Poste Parkimi  | Investimi Dhe Cilesia E Materialeve / Pajisjeve Ne Vilë Jane Top Of The Line, Të Zgjedhura Me Kujdes Dhe Të Importuara Nga jashte. 

- Vila Është Vit Ndërtimi 2019 Me Një Sipërfaqe Trualli Të Madhe Dhe Të Investuar Maksimalisht. Me Pishinë Fantastike Me Vetëkullim & Ndriçim
- Dizajn perfekte Me Arkitekt, Organizim Dhe Shfrytëzim i Pronës Në Çdo Centimetër Të Saj
- Çdo Gjë Është Bërë Nga Fillimi me Materiale nga Gjermania Dhe Italia
- Vila Ka Diell Gjatë Gjithë Ditës, Pamje Të Lirë (Horizont te gjere) Dhe Qetësi Absolute

     ** Lexoni Te Gjitha Detajet Me Poshte *** 

Q4609

 Të Dhënat E Ndarjes 

- Sipërfaqe Truall : 803m2
- Sipërfaqe Ndërtim : 263m2 ( Pa Verandën) + 40m² Veranda 
- Kati Parë : 151m2 
- Kati Dytë : 112m2 + 40m² Veranda 
- Me Hipotekë Të Rregullt
- Katet Total : 2 
- Vit Ndërtimi : 2019


- Ndarjet e Ambienteve: 

- 5 Dhoma Gjumi 
- 1 Sallon I Madh
- 1 Kuzhinë  E Madhe Me Trapezarinë
- 3 Tualete 
- 2 Korridor
- 1 Verandë & 1 Ballkon 
- 1 Dhomë Teknike
- 1 Dhomë Garderobë + Lavanteri 
- 3 Poste Parkimi 
- 1 Oborr & Lulishte 
- 1 Magazinë Jashte Viles

                     Detaje Të Investimit

- Vilë Është Projektuar Dhe Dizenjuar Me Arkitekt, Çdo Hapsirë Është Shfrytëzur Në Maksimum, Ështē  E Kuruar Në Detaje Në Çdo Cep Të Saj Brenda Dhe Jashtë. Pothuajse E Pabanuar, Si Dhe Ka Një Investim Marramendës 
- Vila Është E Veshur Me Pllakë Termike ( Fasadë te Ventiluar ) 
- Gjithë Vila Ka Sistem Për Të Siguruar Termoizolimin, Hidroizolimin Dhe Izolimin Akustik Të Saj
- Oborri Është Mbjellur Me Bar Dhe Mirëmbahet Me Bahçevan. Është Shtruar Me Pllaka Guri Dhe E Gjithë Vila Nga Jashtë Rrethohet Me Kangjella Dhe Peme Të Larta
- Sistemi I Ngrohjes/Ftohjes Është Chiller Qendror, Instaluar Nën Dysheme, I Markes "Mitsubishi"   I Blerë Në Gjermani
- Sistemi Elektrik Është Bërë I Gjithi Nga "Alba Elektrik" Dhe Një Pjesë E Mirë E Ambazhureve Apo Spoteve Është Sjellë Nga  Gjermania 
- Vetratat Janë Tripleks Xham Termiko-Plastik Të Markes "Rehau",  Cilësore Në Izolimin E Zhurmave, Rregullimin E Temperatures Dhe Lageshtirës 
- Grilat Janë Automatike Dhe Super Cilësore 
-Vila Është Në Versionin Smart Home  Ku Çdo Gjë Nga (Sistemi I Ngrohjes, Ndriçimi,Grillat, Tv, Pajisjet Ejt) Komandohen Nga Telefoni
- Parketi I Shtruar Në Ambiente Të Caktuara Është I Markës "Parador" 
- Lyer Me Bojë Premium Ekologjike, E Cilësisë Së Pare 
- Çdo Eektroshtëpiake Është E Markës "Bosch", Sjellë Nga Jashtë 
- Vila Ka Të Instaluar Dhe Një Depozitë Uji 500 Litra Me Ujë Të Filtruar Dhe Të Pijshëm
- Ka Gjenerator Fabrike Dhe Është I Lidhur Automatikisht Me Shtëpinë Dhe Në Momente Stuhish Apo Mungesë Elektrike Nga Shtëpia Nuk Ikën Asnjëherë Energjia, Gjeneratori Ka Kushtuar 40,000€ 
- Sistem I Kullimit Të Shirave I Përsosur 
- Panele Diellore 
- Filtrim Uji Nga Alb - Uji 
- Impjant Vaditje 
- Trualli  I Mbjellur Me Palma, Ulli, Bar, Pemë Të Tjera 

- Zona:  Rezidenca Ku Është Vila Është 12  Km Larg  Nga Qendra E Tiranës. Një Ndër Komplekset Më Të Mira, Me Administrim/Mirëmbajtje Me Infrastrukturë Moderne, Që Ofron Një Jetesë Të Qetë Në Një Komunitet Elitar Me Privatësi Maksimale
- Zona Përrreth Është E Zhvilluar Me Komplekse Banimi & Tregtare 


Kati I Parë Është I Përbërë Nga : 

- 1 Sallon I Madh Me Oxhak Funksional
- Soxhorno  E Mobiluar Me Poltrone Të Marra Me Porosi Super Të Shtrenjta &  Cilësore
- Pajisur Me  Tv Plazem Gjigand, Tavolinë Druri Dhe Llampadar ( Salloni Ka Dhe Dalje Në Oborr ) 
- 1 Kuzhinë E Kompletuar Xhama Me Touch Dhe Sensor Për Hyrje Dhe Dalje Në Kuzhinë  Kundrabufe Cilësore Dru Dhe Banak. Elektroshtëpiaket Janë Të Gjitha Bosch Si : Mikroval, Aspirator, Sobë, Pianuar, Frigorifer Etj 
-  Pajisur Me Tavolinë Ngrënie Me 6 Karrige    
- 1 Korridor Me Hapësirë, Dollap Këpucësh, Pasqyra Dekoruese 
- 1 Tualet Me Dritare, Me  Hidrosanitare Cilësore Dhe Pasqyrë Me Touch 
- 2 Ballkone
- 2 Dhoma Gjumi Të Kompletuar  

 Kati I Dytë Është I Përbërë Nga :
 
- 3 Dhoma Gjumi Të Mobiluara Me Krevat Dopio Dhe Dyshek, Pajisur Me Dollap Inkaso Dhe Tv 
- 1 Korridor 
- 2 Tualet Të Mirë Investuar Me Dritare Dhe Pasqyrë 
- 1 Verandë 

- Vila Është Pothuajse E Pabanuar Çdo Që E Re Dhe Cilësore. Për Një Jetese Me Kushtet Elitare, Qe Vila Dhe Kompleksi Ti Ofron Më Së Miri. Një Vilë Ëndrrash E Sapo Dale Në Treg Me Çmim Okazion Dhe Që Vlen Më Shumë Se Çmimi Që Po Shitet Për Karakteristikat Dhe Detajet Që Ka. 👍


Çmimi : 4.500€ / Muaj

Për Më Shumë Kontaktoni Ne Whatsapp:

Agent ID: 58

photo

Njoftimi ID: 263653

Me te preferuarat