Tel. +355692514030
Home for Sale - DOWNTOWN ONE Apt: 2+1+2 wc (Rr. Elbasanit / 7 Xhuxhat) kati 19 **Super Pamje - Unik, Cilesi Premium Ndertimi


Payment 777,000 Euro
Room | Kitchen 2+1,    Furniture Emty
Square Feet 211.00
Floor 19
City - Zone Tirana - Rruga e Elbasanit/Stadiumi Qemal Stafa
Address Rruga e Elbasanit Tirane,Shqiperia - Maps
INFO Data: 25/11/2023 19:40 Post ID: 200162 Reads 114

Shitet Apartament Premium tek DOWNTOWN ONE – ( 210.70 m2) – Kati 19 - 2+1+2 wc + 2 Garderobe + 1 Ballkon Tek Godina me Unike dhe Vendodhjen me Premium ne TIRANE!


Q4379

Te Dhenat e Ndarjes: 

- 2 Dhoma Gjumi 

- 1 Sallon dhe Kuzhine

- 2 Tualete

- 1 Ballkon

- 2 Garderoba


Sip Totale : 210.70m2

Sip e Perbashket: 45.19m2

Sip Neto: 161.51m2


Kati 19

Orientimi:  Veri - Perëndim 

Pamje: Nga Lumi Lanës 


Cmimi: 777.000€ 


Detaje te Projektit Downown One: 


I PARI NË SHQIPËRI NË LLOJIN E TIJ

Një destinacion ekskluziv për jetesë me stil dhe zhvillim biznesi


Downtown One është një ndërtim 37 kate mbi tokë dhe 5 kate parkimi nëntokë, multifunksional, i pozicionuar në zemër të Tiranës. Gjithçka që ju nevojitet ndodhet këtu sepse ndërtesa ofron një kombinim ideal midis apartamenteve rezidenciale luksoze, zyrave bashkëkohore, dhe ambjenteve komerciale si destinacion për markat më të njohura. Downtown One është i pari projekt në Shqipëri që sjell risi në funksionalitet, arkitekturë, parametra ndërtimi dhe qasjen ndaj mbrojtjes së mjedisit. Projekti do të jetë plotësisht funksional në vitin 2022.


DETAJET QË BËJNË DIFERENCËN

Përzgjedhur për t’ju ofruar komoditet

PAMJE

Rezidentët do të shijojnë Tiranën në më të mirën e saj dhe pamjen panoramike nga lartësia e apartamentit të tyre.  Panorama e ditëve ofron gjelbërimin nga Parku i Liqenit dhe pamjen nga Sheshi Skënderbej dhe të gjithë objektet më të rëndësishme të kryeqytetit, ndërsa panorama e mbrëmjeve do të jetë një spektakël dritash.


NJË NDËRTESË, NJË PAFUNDËSI MUNDËSISH

Konfiguruar për të ofruar gjithçka

Një qytet vertikal 144 metra i lartë, me sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 78’000m², Downtown One është një destinacion ku njerëzit mund të jetojnë, punojnë, blejnë, ku mund të shijojnë përkujdesjen, elegancën dhe  pamjen më të bukur të Tiranës.


NJË PËRSHTYPJE E PARË MBRESËLËNËSE

2 Recepsione me funksion të dedikuar banim ose biznes

Statusi dhe prestigji i projektit do të ndihet prej hollit hyrës i cili do të miksoj stilin dhe elegancën. Për të garantuar privatësinë e rezidentëve dhe funksionalitetin e bizneseve dhe hapësirave tregtare, Downtown One do të ketë recepsione të ndara për apartamentet dhe për zyrat.

LEHTËSI LËVIZJE PËR BANORËT DHE BIZNESET

Ashensorë dhe shkallë lëvizëse

Për të thjeshtuar lëvizjen brenda ndërtesës, është parashikuar të vendosen 16 ashensorë të markës Schindler.


GJITHÇKA DËSHIRONI NDODHET KËTU

Diversitet shërbimesh dhe lehtësirash

Downtown One do të jetë një qytet vertikal plot jetë sepse do t’ju ofroj gjithçka ju nevojitet.

Qendër fitnesi dhe Spa – Kati 17

Salla Konferencash dhe Seminaresh – Kati 17

Bare, Restorante, Lounge – Kati 16

Kënd argëtimi për fëmijët – Kati 16


LEHTËSIRAT QË E BËJNË JETËN TUAJ MË TË BUKUR

Kujdes për çdo detaj

Rezidentët dhe vizitorët do të shijojnë komoditetin e rezidencave dhe zyrave të tyre, ndërkohe që një staf ekspertësh të do kujdesen që eksperienca e të jetuarit apo të punuarit të jetë në nivele më të larta.

LEHTËSIRA PARKIMI DHE TRANSPORTI

5 Kate parkimi

Trotuar për lëvizjen e pashqetësuar të kalimtarëve

Akses i drejtpërdrejtë me stacionet e transportit urban

Akses i drejtpërdrejtë në korsi biçikletash

LEHTËSIRA TË NJËSIVE

Sistem qëndror ngrohje-ftohje-ventilim

Ballkone dhe llozha

Depo për apartamentet tuaja

Walk-in-closet për dhomat tuaja

LEHTËSIRA PËR FAMILJEN

Kënd lojrash për fëmijët

Pranë institucioneve të arsimimit për fëmijët

LEHTËSIRA TË OBJEKTIT

Depo (në katin përdhe)

Kamera monitorimi dhe roje sigurie

Kënd riciklimi

Akses në çdo kat për hedhjen e mbeturinave (waste disposal)

Mirëmbajtje e ambjenteve të përbashkëta

Shërbim concierge


VENDNDODHJE IDEALE NË ZONËN MË EKSKLUZIVE TË TIRANËS

Në qendër të kryeqytetit me pamje spektakolare 360°

Me një vendndodhje strategjike pranë qendrës së kryeqytetit, Downtown One ndodhet në zonën më ekskluzive e të lakmuar për jetesë dhe zhvillim biznesi. Downtown One lidhet drejtpërdrejt me akset kryesore, me unazën e vogël, vetëm 10 minuta larg unazës së madhe, 2 minuta larg Bulevardit Qendror dhe me akses të pakrahasueshëm me institucionet qendrore e vendore dhe sektorin financiar. Në pak minuta gjendeni në zemër të Tiranës, me ritmin e saj të pandalshëm: me restorantet, baret, e të tjera destinacione argëtimi.


RRETHUAR NGA GJELBËRIMI I PËRHERSHËM

Downtown One rrethohet nga gjelbërimi i përhershëm gjatë gjithë stinëve të vitit. Në hyrjen kryesore do të pozicionohet parku më i ri i kryeqytetit, 7 Xhuxhat. Në rrugën kryesore ndodhet Parku i Lanës, i gjelbëruar në 4 stinë të vitit. Gjithashtu, fushëpamja e gjerë që ofron vendndodhja do të shtrihet edhe mbi  Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Sheshin Skënderbej dhe Parkun Rinia.

PARKU RINIA.

PARKU I LANËS.

PARKU I RI 7 XHUXHAT.

PARKU I PIRAMIDËS.

PARKU I LIQENIT ARTIFICIAL.

TIRANA - KRYEQENDRA E SHQIPËRISË

Tirana është qyteti më i madh i Shqipërisë e njëkohësisht zemra e aktivitetit ekonomik, tregtar dhe kulturor të vendit. Me zhvillimin e ri urban, Tirana është vatër e atraksioneve historike, kulturore, e qendrave të biznesit, turizmit artistik e kulanarisë duke ofruar shijen e një metropoli. I shtojmë kësaj formule edhe karakteristikën tradicionale shqiptare të mikëpritjes, e kështu Tirana shndërrohet në një destinacion të përzgjedhur jetese.


MADHËSHTOR, POR EDHE NË HARMONI ME MJEDISIN

Para-certifikim LEED®️ për ndërtesa 'green'

Downtown One është ndërtesa e parë në Shqipëri që ka marrë Para-certifikimin LEED në nivelin Gold nga U.S. Green Building Council, duke dëshmuar angazhimin tonë për të zhvilluar një objekt që përshtat koncepte inovative të projektimit dhe ndërtimit. Çertifikimi LEED®️ është ndërkombëtarisht i njohur dhe përfshin sistemin e vlerësimit të projektimit, ndërtimit, funksionimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesave ‘green’, me qëllim të qënit në ekuilibër paqësor me mjedisin dhe përdorimin efikas të burimeve.

Downtown One është projektuar për të ofruar efikasitet të lartë të sistemeve HVAC dhe të ndriçimit, izolim të përforcuar termik, vëllime të ajrit të pastër mbi mesataren, vendparkime të biçikletave, dhe vende parkimi dhe karikimi për makinat elektrike. Projekti synon gjithashtu të parandalojë konsumin e tepërt të ujit dhe energjisë elektrike, duke optimizuar ciklet e prurjes e fluksit dhe ciklet e kullave të ftohjes. 



Cmimi: 777.000€ ( i padiskutushëm )

Tel ose WhatsApp:







Agent ID: 58

photo

Njoftimi ID: 200162

Me te preferuarat